Artikull
Parashikimi i motit për 21 janarin
Kod i verdhë për reshje dëbore është shpallur në 8 rajone të Bullgarisë Jugore
Martë 20 Janar 2026 19:40
Martë, 20 Janar 2026, 19:40
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga minus 9° deri në minus 4°, dhe edhe më të ulëta në rajonet verilindore. Në Sofje do të arrijnë deri në minus 9°. Gjatë ditës moti do të jetë me vranësira. Rreth mesditës nga jugperëndimi do të fillojnë reshje dëbore, të cilat deri në mbrëmje do të përfshijnë pjesën më të madhe të Bullgarisë Jugore dhe Paraballkanin Qendror. Reshjet më të konsiderueshme priten në rajonin Rilla–Rodope. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga lindje-juglindja dhe temperaturat në pjesën lindore të vendit do të rriten. Në pjesën lindore të Ultësirës së Trakisë së Epërme dhe në Rodopet Lindore gjatë natës së të enjtes, si dhe në pjesën qendrore të Ultësirës së Danubit, bora do të kthehet në shi dhe do të formohet akull. Temperaturat maksimale ditore do të jenë nga minus 0° deri në 5°, në kryeqytet rreth 1°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të ketë vranësira të ndryshueshme me erë lindore. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 5 deri në 7°. Temperatura e ujit të detit është 6–9°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2–3 ballë.
Në male moti do të jetë me vranësira dhe rreth mesditës në rajonin Rilla–Rodope do të fillojë të bjerë borë. Në mbrëmje reshjet do të fillojnë edhe në pjesën qendrore të malit Stara Pllanina. Në Rodopet Lindore, dhe gjatë natës edhe në pjesën qendrore të Stara Pllanina-s, do të ketë reshje shiu dhe dëbore dhe kushte për formim akulli. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë, nga jug-juglindja. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë rreth minus 2°, ndërsa në 2000 m rreth minus 5°.
Të enjten në shumë vende në gjysmën juglindore të vendit do të ketë reshje si dëbore, ashtu edhe shiu. Kushtet për akull mbeten në disa zona të Bullgarisë Lindore. Rritja e temperaturave do të vazhdojë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva