Artikull
Pas 81 vitesh u rihap rruga e Egjeut midis Bullgarisë dhe Greqisë
Martë 20 Janar 2026 12:52
Martë, 20 Janar 2026, 12:52
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Mediat greke theksojnë efektin turistik të hapjes më 20 janar të pikës kufitare midis Rudozem–Ksanthi. Kjo është rruga e Egjeut që lidh Bullgarinë dhe Greqinë, e cila ka qenë e mbyllur për 81 vjet. Në një ceremoni në anën greke të kufirit, në prani të përfaqësuesve zyrtarë, ministrave dhe qytetarëve nga të dy vendet, u lejua qarkullimi për automjete të lehta me kapacitet deri në 3.5 tonë.
Turistët grekë tashmë kanë akses të drejtpërdrejtë drejt Pamporovos dhe rajonit të komunës së Smoljanit. Kjo konsiderohet një destinacion turistik origjinal sipas agjencive turistike, raporton korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Edhe bullgarët do të kenë një rrugë më të shpejtë drejt brigjeve të Kavallës dhe qytetit Ksanthi.
Segmenti Ksanthi–Smoljan është gjithashtu pjesë e një korridori evropian transporti, dhe ndërtimi i tij si edhe hapja e pikës kufitare u financuan nga BE.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva