Artikull
Bullgaria është e treta në BE për rritjen mujore të prodhimit ndërtimor
Martë 20 Janar 2026 15:01
Martë, 20 Janar 2026, 15:01
FOTO: economic.bg
Madhësia e shkronjave
Prodhimi i sektorit të ndërtimit u ul me 1.1 për qind si në eurozonë ashtu edhe në BE në muajin nëntor krahasuar me tetorin 2025. Megjithatë, kompanitë bullgare të ndërtimit në nëntor e rritën prodhimin e tyre me 1.5 për qind krahasuar me tetorin, tregojnë të dhënat e Eurostat-it, të publikuara sot. Sipas këtij treguesi, vendi renditet në vendin e tretë në Bashkim, pas Sllovakisë (3.5 për qind) dhe Finlandës (2.3 për qind).
Të dhënat statistikore tregojnë gjithashtu se në Bullgari prodhimi i kompanive të ndërtimit në nëntor 2025, në bazë vjetore, shënon një rritje prej 3.5 për qind. Në këtë renditje, vendi ynë ndan vendin e katërt në BE me Sllovakinë. Përpara nesh janë vetëm Finlanda (14.5 për qind), Sllovenia (12.2 për qind) dhe Çekia (6.2 për qind).
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova