MUZIKË

Artikull

“Loti i fundit” – Valeria Vojkova propozon këngën e saj të re për Evrovizion

Mërkurë, 21 Janar 2026, 05:55

“Loti i fundit” – Valeria Vojkova propozon këngën e saj të re për Evrovizion

FOTO: YouTube/VALL

Madhësia e shkronjave

E reja Valeria Vojkova – VALL është një nga 15 interpretuesit në përzgjedhjen kombëtare për Konkursin Muzikor “Evrovizion 2026”. Ajo do ta interpretojë për herë të parë drejtpërdrejt këngën e saj më të re “Loti i fundit”, pikërisht në skenën e audicioneve për këtë forum prestigjioz.

E krijuar së bashku me producentin muzikor Denis Popstoev, kënga na zhyt në botën e butë dhe delikate të këngëtares VALL, e cila ndan: “Kjo këngë është për atë çast heshtjeje dhe qartësie, kur thjesht e di se gjithçka do të jetë në rregull.”

Nga ekipi shtojnë se kjo është një histori për guximin për të mbyllur një faqe me buzëqeshje dhe për të përqafuar ditën e nesërme. 

Redaktoi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova