SPORT

Artikull

Malena Zamfirova me fitore në Kupën Evropiane në Bansko

Martë, 20 Janar 2026, 17:54

Malena Zamfirova me fitore në Kupën Evropiane në Bansko

FOTO: Facebook/BulgariaSkiFederation

Madhësia e shkronjave

Paraqitja e fortë e ekipit bullgar të snowboard-it në Bansko vazhdon edhe në Kupën Evropiane. Sot, në sllallomin gjigant paralel, fitorja te femrat i takoi 16-vjeçares Malena Zamfirova. Ajo fitoi kualifikimet dhe më pas triumfoi edhe në finalen e madhe, ku mposhti Sofia Valle nga Italia.

Zamfirova u paraqit shkëlqyeshëm edhe në Kupën e Botës në Bansko gjatë fundjavës së kaluar, ku regjistroi vendin e katërt dhe të pestë në dy ditët e garës.

Te meshkujt, Aleksandër Krëshnjak u rendit i dyti, pasi në finalen e madhe u mund nga japonezi Rosuke Shinohara.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova