Artikull
Bullgaria renditet në vendin e 62-të për fuqinë mbrojtëse ndër 145 shtete
Mërkurë 21 Janar 2026 10:29
Mërkurë, 21 Janar 2026, 10:29
FOTO: globalfirepower.com
Madhësia e shkronjave
Bullgaria zë vendin e 62-të në botë në indeksin e fuqisë ushtarake, sipas vlerësimit të Global Firepower. Në përcaktimin e indeksit të fuqisë ushtarake për çdo shtet përdoren 60 tregues. Ndër ta janë popullsia, përbërja numerike e ushtrisë, armatimi, buxheti, burimet, gjeografia dhe logjistika.
Shtetet e para në renditjen për vitin 2025 mbeten të pandryshuara – SHBA, Rusia, Kina, India, Koreja e Jugut dhe Mbretëria e Bashkuar. Bullgaria është në vendin e 62-të, midis Belgjikës dhe Serbisë, e cila është në vendin e 63-të. Maqedonia e Veriut është në vendin e 112-të. Turqia është në vendin e 9-të, Greqia në vendin e 20-të dhe Rumania në vendin e 51-të. Pozicioni i Bullgarisë nuk ka ndryshuar krahasuar me vitin 2024. Shqipëria shënon përparim të ndjeshëm, duke u ngjitur nga vendi i 90-të në të 78-in. Kosova ndodhet vetëm në vendin e 141-të nga gjithsej 145 shtete të vlerësuara.
Renditja merr parasysh edhe faktorë të paevidentueshëm (jo të matshëm statistikisht) në mbrojtje, të cilët i mundësojnë Ukrainës — e renditur e 20-ta prej më shumë se katër vitesh — të mbrohet kundër Rusisë, e dyta në renditje.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova