LAJME

Artikull

Propozohet një tjetër shtyrje e krijimit të rajonit zgjedhor “Jashtë Shtetit”

Mërkurë, 21 Janar 2026, 10:49

Propozohet një tjetër shtyrje e krijimit të rajonit zgjedhor “Jashtë Shtetit”

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Komisioni juridik në parlament zhvilloi një mbledhje që zgjati mbi 14 orë lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në lexim të dytë u miratua që votimi të bëhet me makina të reja votimi me pajisje skaneri. Makineritë dhe softueri i tyre do të jenë pronë shtetërore. Në rast se makineritë nuk mund të sigurohen në kohë, zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen sipas dispozitave aktuale të Kodit Zgjedhor.

Shumica vendosi të shtyjë me dy vjet krijimin e zonës së posaçme zgjedhore “Jashtë Shtetit” – ajo duhet të krijohet nga 1 janari 2028. Në shtetet jashtë Bashkimit Evropian do të mund të hapen vetëm deri në 20 qendra votimi jashtë konsullatave dhe përfaqësive diplomatike, gjë që do të kufizojë ndjeshëm numrin e votuesve në Turqi, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, shkruan dnevnik.bg.

Debat pati edhe lidhur me faktin nëse listat zgjedhore duhet të hartohen mbi bazën e të dhënave më të fundit të Institutit Kombëtar të Statistikave (NSI). Gjatë diskutimit u sqarua se 1 milion persona nuk janë përfshirë në regjistrimin e fundit kombëtar të vitit 2021, pasi ai nuk ishte i detyrueshëm. Që prej asaj kohe, numri i të vdekurve është rreth gjysmë milioni, bëri të ditur Atanas Atanasov, kryetar i NSI-së. Shumica vendosi që listat zgjedhore të mos hartohen më mbi bazën e të dhënave të Regjistrit Civil (GRAO), por mbi bazën e regjistrimit të vitit 2021, njofton BTA.

Projekt-ndryshimet në Kodin Zgjedhor pritet të diskutohen në lexim të dytë në seancë plenare.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova