Artikull
Sipas Këshillit Fiskal, kalimi te euroja po shkon qetësisht
Mërkurë 21 Janar 2026 15:27
Mërkurë, 21 Janar 2026, 15:27
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Bullgaria është e krahasueshme me vendet e zonës euro, të cilat kanë kryer një proces të organizuar dhe efektiv për zëvendësimin e monedhës kombëtare. Këtë e thekson Këshilli Fiskal në analizën “Euroja në Bullgari: kalim i qetë dhe i suksesshëm”, njofton Këshilli. Vërehet se shkëmbimi i bankënotave dhe monedhave po zhvillohet sipas planit. Kalimi te euroja po shkon qetësisht dhe në mënyrë të organizuar. Pamja e përgjithshme tregon një nivel të lartë gatishmërie institucionale dhe menaxhim efektiv të procesit, thuhet në përfundimet e Këshillit Fiskal.
Në një analizë, gazeta Financial Times thekson se pasi në vitin 1997 në vend u vendos Bordi Valutor, Sofja nuk ka pasur politikë monetare të pavarur. Prandaj, adoptimi i euros nuk do të thotë humbje e sovranitetit, por fitim i një zëri në vendimmarrjet që prekin Bullgarinë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova