Artikull
Parashikimi i motit për 22 janarin 2026
Temperaturat do të rriten dhe reshjet do të pushojnë
Mërkurë 21 Janar 2026 19:48
Mërkurë, 21 Janar 2026, 19:48
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Të enjten pas mesnatës, në gjysmën lindore të vendit reshjet do të jenë kryesisht shi dhe në disa zona të Ludogories, si edhe në Rodopet Lindore, do të ketë kushte për ngrica në rrugë. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 4° deri në 1°. Në Sofje do të zbresin deri në minus 2°. Gjatë ditës, në Bullgarinë Jugore dhe Lindore ende do të ketë reshje shiu, por drejt mbrëmjes ato do të dobësohen dhe do të ndalojnë. Mbi Bullgarinë Perëndimore do të jetë pa reshje dhe vranësirat do të shpërndahen dhe do të pakësohen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu–juglindja, ndërsa pasdite do të orientohet nga jugperëndimi. Temperaturat maksimale gjatë ditës do të jenë nga minus 1° deri në 6°, ndërsa në kryeqytet rreth 6°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të jetë me vranësira dhe me shi. Reshjet më të ndjeshme priten në bregdetin jugor. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga jugu. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 7 dhe 9°, afërsisht sa temperatura e ujit të detit. Dallgëzimi i detit do të jetë 2–3 ballë.
Në zonat malore moti do të jetë kryesisht me vranësira, me erë dhe me reshje dëbore. Reshje më të dendura priten në rajonet e maleve Rilla dhe Rodopet dhe në zonën qendrore të malit Stara Pllanina. Do të fryjë erë mesatare nga jugperëndimi. Rreth mesditës reshjet e dëborës do të dobësohen. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë rreth 5°, ndërsa në 2000 metra rreth minus 2°.
Të premten era do të jetë e dobët, në shumë zona do të pushojë dhe në fushat e ultësirat do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta shtresore. Temperaturat minimale në pjesën më të madhe të vendit do të jenë ndërmjet minus 5 dhe 0°, ndërsa maksimalet ndërmjet 2 dhe 7°.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova