MUZIKË

Artikull

“Dashuria të pret” – këngë për zemrën dhe sytë që kurrë nuk gënjejnë

Enjte, 22 Janar 2026, 05:55

Iva dhe Velisllava Kostadinovi

Iva dhe Velisllava Kostadinovi

FOTO: diapasonrecords.com

Madhësia e shkronjave

Iva dhe Velisllava Kostadinovi vazhdojnë të frymëzohen nga muzika popullore bullgare edhe në këngën e tyre të re “Dashuria të pret”. Kompozimi ndërthur sërish folklorin autentik bullgar me një tingëllim bashkëkohor, ndërsa tema është e vjetër sa vetë bota – dashuria që lexohet në sy dhe nuk mund të fshihet. Këngëtaret ndajnë:

“Në sytë e një njeriu mund të lexosh historinë e tij. Ata kurrë nuk gënjejnë. Ata tregojnë histori. Dashuria shihet dhe lexohet më së miri në sytë e njeriut. Ajo nuk mund të fshihet. Nëse dëshiron të kuptosh nëse një njeri është i dashuruar, shikoje në sy. Ndërsa ne, përveç me sytë tanë, e shprehim dashurinë edhe përmes këngës. Këtë këndojmë në këngën tonë më të re “Dashuria të pret”, pjesë e projektit “Folk Fusion: Tinguj të rinj të folklorit bullgar”. Edhe një herë tregojmë një histori për dashurinë, e cila kalon nëpër peripecitë e jetës, por pavarësisht gjithçkaje qëndron e palëkundur dhe vazhdon të ndriçojë. Pikërisht kjo është forca e saj.”





FOTO: Facebook /Iva dhe Velisllava Kostadinovi

Përveçse interpretuese, Iva dhe Velisllava Kostadinovi janë edhe autoret kryesore të këngës “Dashuria të pret”. Muzikën e kompozuan Iva  Kostadinova dhe Svetlin Kaslev, i cili bëri edhe aranzhimin. Teksti u krijua nga Hristina Dimova dhe Iva Kostadinova.



Redaktoi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova