Autor
Krasimir Martinov
Seksion
Enjte 22 Janar 2026 07:05
Enjte, 22 Janar 2026, 07:05
FOTO: Radio Bullgaria
Madhësia e shkronjave
Më 16 shkurt 2026 shënohen 90 vjet nga transmetimet e para për jashtë vendit të Radios Kombëtare bullgare. Si pasardhës i tyre, programi “Radio Bullgaria” i BNR-së do ta shënojë përvjetorin me një sërë iniciativash.
E nisim me “Një mësim për Bullgarinë”, të cilin nxënës të shkollave bullgare të së dielës jashtë vendit do ta prezantojnë përmes rrëfimeve audio dhe video të regjistruara nga vetë ata. Materialet bazohen në njohuritë e fituara gjatë vizitave në atdhe në kuadër të programit kombëtar të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës “Rrugë arsimore”.
Me “Një mësim për Bullgarinë” ne nxisim nxënësit e shkollave bullgare të së dielës jashtë vendit, të cilët kanë marrë pjesë në program gjatë vitit 2025, të tregojnë çfarë kanë mësuar për vendin tonë, duke përgatitur dhe duke na dërguar materiale në formë foto, audio, ose video me ndihmën e mësuesve të tyre. Nuk kishim vendosur kufizime për fëmijët. Ata ishin të lirë të shprehnin në mësim gjithë imagjinatën dhe qasjen e tyre individuale krijuese, gjë që edhe e bënë.
Ideja jonë është, edhe përmes fuqisë së BNR-së si një media, të angazhojmë vëmendjen dhe interesin e fëmijëve bullgarë jashtë vendit ndaj gjuhës amtare, historisë dhe gjeografisë së Bullgarisë. Do ta kuptojmë shumë shpejt, kur të fillojmë publikimin e materialeve nëse ia kemi arritur qëllimit...
FOTO: Radio Bullgaria
Si filloi gjithçka?
Në fillim të vitit shkollor 2025/2026, Radio Bullgaria dërgoi ftesa për pjesëmarrje në iniciativën “Një mësim për Bullgarinë” drejt drejtuesve të shkollave bullgare të së dielës jashtë vendit, të përfshira në programin kombëtar “Rrugë arsimore” gjatë vitit 2025, sipas listave të shpallura publikisht nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Brenda afatit të përcaktuar në ftesa – 30 shtator 2025 – konfirmim për pjesëmarrje na dërguan drejtuesit e 17 shkollave bullgare jashtë vendit, që kishin punuar në kuadër të programit gjatë vitit të kaluar. Deri në fund të tetorit morëm gjithashtu rrëfimet video dhe fotografitë e realizuara nga 11 shkolla. Më pas pasoi përpunimi i materialeve nga ekipi i Radio Bullgarisë.
Dhe tani, në fillim të vitit 2026, tashmë të “veshura” në formë multimediale (tekst, imazh dhe zë), do të fillojmë publikimin e tyre në faqen e internetit të BNR-së. Do t’i shpërndajmë gjithashtu në kanalet e medias sonë në rrjetet sociale, ndërsa versionet audio të mësimeve do të transmetohen në programet tona – “Bullgaria sot” dhe “Ora e Radio Bullgarisë” në programin “Hristo Botev”.
Faleminderit nga zemra të gjithë nxënësve dhe mësuesve që iu përgjigjën ftesës dhe tashmë janë pjesë e iniciativës “Një mësim për Bullgarinë”!
Dhe shkollat janë këto:
§ Shkolla Bullgare e së Dielës“ Rajna Knjaginja” – Burgos, Spanjë
§ Shkolla Bullgare e së Dielës“ Abagar” – Netuno, Romë dhe Ladispoli, Itali
§ Shkolla Bullgare e së Dielës“ Zdravej” – Shkup, Maqedonia e Veriut
§ Shkolla Bullgare e së Dielës“ Petër Beron” – Larnaka, Qipro
§ Shkolla Bullgare e së Dielës“ Rodoljubie” – Napoli, Itali
§ Shkolla Bullgare e së Dielës“ Jan Bibijan” – Mynster, Gjermani
§ Shkolla Bullgare e së Dielës“ Hristo Botev” – Bratislavë, Sllovaki
§ Shkolla Bullgare e së Dielës“ Asen dhe Ilija Pejkov” – Romë, Itali
§ Shkolla Bullgare e së Dielës dielës“ Azbukarçeta” – Torrejon de Ardoz dhe Madrid, Spanjë
§ Shkolla Bullgare “Mbreti Simeon i Madh” – Dikea dhe Orestiada, Greqi
§ Shkolla Bullgare e së Dielës “Shën Kirill dhe Metodij” – Athinë, Greqi
Me padurim presim të ndajmë krijimet tuaja me të gjithë dëgjuesit, miqtë dhe bashkëpunëtorët tanë, të cilët mund të presin njëmbëdhjetë “Mësime për Bullgarinë” vërtet interesante dhe frymëzuese…
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Publikoi / Publikuan: Kostandina Bello