EKONOMI

Artikull

Kryeqyteti bullgar është i 14-ti në Evropën Lindore për koston e jetesës

Enjte, 22 Janar 2026, 09:49

Kryeqyteti bullgar është i 14-ti në Evropën Lindore për koston e jetesës

FOTO: independent.co.uk

Madhësia e shkronjave

Sofja në vitin 2026 zë vendin e 301-të në botë për koston e jetesës që banorët paguajnë për nevojat bazë jetësore, si ushqimi, konsumi, shërbimet komunale, transporti dhe qiraja e banesës. Këtë e tregon platforma online numbeo.com, e cila ofron një nga bazat më të mëdha të të dhënave në botë për standardin e jetesës në 479 qytete në mbarë botën.

Jeta në Sofje është pak më e lirë se në Stamboll, i cili renditet në vendin e 300-të në klasifikim, por pak më e shtrenjtë se në Addis Abeba, e cila është në vendin e 302-të. Vitin e kaluar, Sofja ishte në vendin e 198-të, pas megapolisit kinez Shënçzhën dhe para kryeqytetit tajlandez Bangkok.

Edhe 4 qytete të tjera bullgare janë përfshirë në renditjen e numbeo.com për vendet më të shtrenjta për të jetuar në vitin 2026. Varna është në vendin e 324-t, Burgasi në vendin e 342-të, Plovdivi në vendin e 352-të dhe Stara Zagora në vendin e 414-të.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova