LAJME

Artikull

Eurodeputetët bullgarë votuan të përçarë për marrëveshjen BE–Mercosur

Enjte, 22 Janar 2026, 11:39

Eurodeputetët bullgarë votuan të përçarë për marrëveshjen BE–Mercosur

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

7 eurodeputetë bullgarë mbështetën vendimin e Parlamentit Evropian për të kërkuar një opinion nga Gjykata e BE-së lidhur me marrëveshjen e tregtisë së lirë me Mercosur (Argjentinë, Brazil, Paraguai dhe Uruguai). 9 eurodeputetë bullgarë votuan kundër. Vendimin e mbështetën Hristo Petrov, Rada Llajkova, Stanisllav Stojanov, Petër Vollgin, Ivajllo Vëllçev, Taner Kabillov dhe Elena Jonçeva. Kundër votuan Andrej Kovaçev, Ilija Llazarov, Andrej Novakov, Emill Radev, Nikolla Minçev, Radan Kënev, Cvetelina Penkova, Kristian Vigenin dhe Ilhan Kyçyuk. Eva Majdell nuk mori pjesë në votim.

Në total, 334 eurodeputetë mbështetën kërkesën drejtuar gjykatës, 324 votuan kundër dhe 11 abstenuan. Kjo do ta vonojë ndjeshëm ratifikimin e marrëveshjes, e cila ka shkaktuar protesta të fermerëve në Evropë.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova