Artikull
Propozohet rritje e tarifave rrugore për transportin e rëndë
Enjte 22 Janar 2026 12:50
Enjte, 22 Janar 2026, 12:50
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Ministria e Zhvillimit Rajonal po përgatit rritje të tarifave të toll-it për automjetet e rënda duke filluar nga 1 marsi. Tarifat e reja rriten nga 30 deri në 130% në rrugët me pagesë, sipas projektit të publikuar për konsultim në Portalin Qeveritar për Konsultime Publike. Rritja vjen për shkak të aplikimit të një komponenti shtesë në tarifat toll – emetimet e karbonit. Deri tani, çmimi pasqyronte vetëm kostot e mirëmbajtjes së infrastrukturës. Megjithatë, vendi duhet të zbatojë një direktivë të BE-së nga viti 2022, e cila kërkon përfshirjen e komponentit të CO₂, si edhe të komponentëve për ndotjen akustike dhe ndotjen e ajrit nga bllokimet e trafikut.
Tarifa e re për kamionët dhe autobusët deri në 12 ton, me komponentin e karbonit, është 4 eurocent për kilometër autostradë, ndërsa për mjetet mbi 12 ton lëvizet nga 5 deri në 7 eurocent për kilometër.
Dy komponentët e tjerë të tarifës toll – për ndotjen akustike dhe ndotjen e ajrit – mbeten me vlera zero.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova