LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 23 janarin 2026

Ngrohja vazhdon; deri në mesditë pranë pellgjeve ujore do të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta

Enjte, 22 Janar 2026, 19:35

Parashikimi i motit për 23 janarin 2026

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të premten, temperaturat minimale do të jenë nga minus 0° deri në 5°. Në Sofje do të jenë deri në minus 1°. Nga mëngjesi deri para mesditës, vende-vende në fushat dhe luginat do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta shtresore, të cilat pasdite do të shpërndahen. Megjithatë, mbi Bullgarinë Veriore dhe Lindore, dukshmëria e dobët do të vazhdojë pothuajse gjatë gjithë ditës. Gjatë ditës do të ketë reshje të lehta shiu në zonat më juglindore. Në male dhe zonat malore moti do të jetë kryesisht me diell. Do të jetë qetë, ndërsa në Bullgarinë Verilindore do të fryjë një erë e lehtë nga veriperëndimi. Temperaturat maksimale gjatë ditës do të jenë nga 8° deri në 10°, në kryeqytet rreth 9°.

Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë me vranësira në jug dhe me reshje shiu. Reshjet më të konsiderueshme priten përgjatë bregdetit jugor. Do të fryjë erë e moderuar deri e fortë nga jugu. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë ndërmjet 6 dhe 8°. Temperatura e ujit të detit do të lëvizet nga 5° në veri deri në 9° në jug. Dallgëzimi i detit do të jetë 2–3 ballë.

Në male moti do të jetë kryesisht me diell. Shtim më i ndjeshëm i vranësirave do të ketë para mesditës, kryesisht mbi malet Vitosha dhe Stara Pllanina, ku në disa vende do të ketë fjolla bore. Do të fryjë erë e lehtë deri e moderuar nga perëndim–jugperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë rreth 5°, ndërsa në 2000 metra rreth minus 1°.

Të shtunën do të nisë shtimi i vranësirave të larta dhe të mesme. Temperaturat minimale në pjesën më të madhe të vendit do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 6°, ndërsa maksimalet ndërmjet 1 dhe 11°.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova