KULTURË

Artikull

Ekspozitë me krijime nxënësish, të frymëzuara nga Sirak Skitnik, në BNR

Premte, 23 Janar 2026, 05:55

Ekspozitë me krijime nxënësish, të frymëzuara nga Sirak Skitnik, në BNR

FOTO: Ani Petrova, BNR

Madhësia e shkronjave

Një ekspozitë me piktura nga Konkursi Kombëtar për Pikturë “Nëpër gjurmët e Sirak Skitnik” do të prezantohet sot në sallën prej mermeri të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) – bashkorganizatore e konkursit së bashku me Gjimnazin Kombëtar të Arteve Pamore “Dimitër Dobroviç” – Slliven, Ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë e Sllivenit. Ekspozita hapet në prag të festës së radios. Piktori, kritik dhe veprimtar shoqëror Sirak Skitnik është drejtori i parë i medias.

Në ekspozitë do të paraqiten veprat konkurruese të gjashtëdhjetë nxënësve të klasave të 10-të, 11-të dhe 12-të nga shtatë shkolla me mësimdhënie të arteve pamore pranë Ministrisë së Kulturës, si edhe veprat e fituesve.

Pikturat riprodhojnë teknikat, mënyrën e punës dhe temat nga krijimtaria e Sirak Skitnik. “Piktorët e rinj përvetësojnë dhe përjetojnë në mënyrë krijuese rrymat artistike të artit të gjysmës së parë të shekullit XX-të”, informon BNR.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova