Artikull
Raporti për sigurinë kombëtare alarmon për mungesën e kuadrove në vend
Premte 23 Janar 2026 10:02
Premte, 23 Janar 2026, 10:02
Këshilli i Ministrave
FOTO: Ani Petrova
Madhësia e shkronjave
“Proceset demografike dhe socio-ekonomike tregojnë qartë një erozion sistematik të kapitalit njerëzor në Bullgari – si për nga parametrat sasiorë, ashtu edhe cilësorë.” Kjo thuhet në Raportin Vjetor për Gjendjen e Sigurisë Kombëtare të Bullgarisë, i cili është miratuar nga qeveria më 12 janar.
Plakja e përshpejtuar e popullsisë, rënia e lindshmërisë dhe mungesa sistematike e kuadrove në sektorët e sigurisë, shëndetësisë dhe arsimit, si dhe në sektorë të tjerë strategjikë, deficitet teknologjike dhe pabarazitë rajonale e kufizojnë kapacitetin e vendit. Tregu i punës nuk arrin të mobilizojë potencialin e brezave të rinj, theksojnë autorët e dokumentit.
Qeveria sqaron se raporti i miratuar i përket vitit 2024, por nuk shpjegohet pse ka një vonesë të tillë, raportojnë portalet 24chasa.bg, segabg.com dhe standartnews.com.
Dokumenti gjithashtu konstaton se Serbia vazhdon një politikë asimilimi ndaj pakicës bullgare dhe mban një perceptim për Bullgarinë si “kundërshtar historik”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova