Artikull
Bullgaria dhe SHBA do të zgjerojnë bashkëpunimin energjetik në 3 fusha të reja
Premte 23 Janar 2026 11:46
Premte, 23 Janar 2026, 11:46
Zheço Stankov dhe Tomi Xhojs gjatë takimit të tyre në SHBA në muajin shtator 2025
FOTO: me.government.bg
Madhësia e shkronjave
Ministri i energjetikës në largim, Zheço Stankov, zhvilloi një takim online me Tomi Xhojs, ndihmës-sekretar për çështje ndërkombëtare në Departamentin e Energjisë të SHBA-së.
Të dy mbështetën krijimin e një grupi të përbashkët ekspertësh (Energy Project Team), i cili do të punojë në 3 drejtime prioritare që plotësojnë bashkëpunimin në fushën e energjisë bërthamore. Fusha e parë lidhet me lëndët e para kritike dhe elementët e rrallë të tokës. Gjithashtu do të zhvillohen projekte për hidrocentrale me pompim-akumulim (PAVEC) duke përdorur teknologji amerikane. Ato mund të kenë një kontribut të rëndësishëm në balancimin e sistemit energjetik. Fusha e tretë e zhvillimit do të jetë furnizimi me gaz natyror të lëngshëm dhe zhvillimi i infrastrukturës, si një element kyç i përpjekjeve për diversifikim dhe rritje të sigurisë së furnizimit me energji, njofton Ministria e Energjetikës.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova