LAJME

Artikull

Pas pranimit të euros rriten çmimet e produkteve në shportën e konsumatorit

Premte, 23 Janar 2026, 13:03

Violeta Ivanova

Violeta Ivanova

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Shporta e vogël e konsumatorit arriti vlerën 58 euro e 80 centë në muajin janar. Vërehet një rritje krahasuar me dhjetorin prej 75 centësh, ose një rritje prej 1,3%. Këtë e bëri të ditur në një konferencë për shtyp zëvendësdrejtoresha e Institutit për Kërkime Sociale dhe Sindikale pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), Violeta Ivanova. Monitorimi i çmimeve u realizua në periudhën 6–10 janar dhe u krahasua me të dhënat e dhjetorit 2025. Rritja e çmimit të shportës, e cila përmban 20 produkte bazë ushqimore, shërbime dhe karburante, vjen kryesisht si pasojë e rritjeve sezonale të çmimeve të domateve, kastravecëve dhe patateve, qumështit, vajit, vezëve dhe kafesë.

Shporta e vogël e konsumatorit në Bullgari vazhdon të jetë 10 euro më e shtrenjtë se ajo në Rumani dhe të paktën 6 euro më e shtrenjtë se ajo në Kroaci, ndonëse pagat në këto dy shtete janë më të larta, theksoi kryetari i KNSB-së, Pllamen Dimitrov. Ai shtoi se marzhi i fitimit për produkte të ndryshme në tregti lëvizet nga 19.4% deri në 114%.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova