Artikull
Banka Kombëtare emetoi monedhën e parë koleksionuese pas pranimit të euros
Premte 23 Janar 2026 14:40
Premte, 23 Janar 2026, 14:40
FOTO: BNB
Madhësia e shkronjave
Banka Kombëtare e Bullgarisë (BNB) do të hedhë në qarkullim nga data 26 janar një monedhë koleksionuese prej argjendi, kushtuar “125 vjetorit tëtramvajit elektrik në Bullgari”, njoftoi portali i thesarit kombëtar. Kjo është monedha e parë përkujtimore bullgare pas kalimit të vendit nga leva në euro. Monedhat koleksionuese kanë statusin e mjetit ligjor të pagesës vetëm në shtetin emetues, ndërsa vlera e tyre nominale duhet të jetë e ndryshme nga vlerat nominale të monedhave euro në qarkullim. Ky lloj monedhash duhet të dallohet dukshëm nga monedhat qarkulluese të paktën në 2 nga 3 parametra – ngjyra, diametri dhe pesha.
Çmimi i monedhës “125 vjet tramvaj elektrik në Bullgari” në momentin e hedhjes në qarkullim është 144 euro (281.64 leva). Ajo ka një vlerë nominale prej 10 eurosh. Monedha do të shitet nga BNB në katër sportele të Bankës Kombëtare të Bullgarisë në Sofje.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova