LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për fundjavën

Në fund të javës do të jetë me mjegull dhe me vranësira, ndërsa në jug dhe në lindje do të ngrohet

Premte, 23 Janar 2026, 18:37

Parashikimi i motit për fundjavën

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 3° deri në 2°. Në Sofje deri në 0°. Gjatë 24 orëve të ardhshme, në shumë zona të fushave dhe ultësirave do të mbetet me mjegull dhe me vranësira. Përmirësim i përkohshëm i dukshmërisë do të ketë në orët pasdite. Në vende të veçanta do të bjerë shi i imët. Do të jetë pothuajse pa erë. Temperaturat maksimale gjatë ditës do të jenë nga 1 deri në 6°, përgjatë bregdetit të Detit të Zi deri në 9°, ndërsa në kryeqytet rreth 4°.

Në bregdetin e Detit të Zi do të jetë me vranësira. Reshjet më të konsiderueshme do të jenë përgjatë bregdetit jugor. Do të fryjë erë e moderuar deri e fortë nga jugu. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë ndërmjet 7–8°. Temperatura e ujit të detit është nga 5° në veri deri në 9° në jug. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2 ballë.

Në male moti do të jetë kryesisht me diell. Shtim i vranësirave pritet në orët e pasdites. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga perëndimi–jugperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë rreth 7°, ndërsa në 2000 metra rreth 0°.

Të dielën era do të jetë e lehtë, nga jugu. Në shumë fusha dhe lugina do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta. Përmirësim i përkohshëm i dukshmërisë dhe shpërndarje e vranësirave do të ketë rreth mesditës. Ngrohja do të vazhdojë dhe temperaturat minimale në pjesën më të madhe të vendit do të jenë ndërmjet minus 3 dhe 2°, ndërsa maksimalet – ndërmjet 6 dhe 11°, deri në 13–14° në jugperëndim. Më ftohtë do të jetë në veriperëndim, ku mjegulla dhe vranësirat do të qëndrojnë pothuajse gjatë gjithë ditës dhe temperaturat do të jenë afër zeros. Vetëm në zona të veçanta veriperëndimore dhe në Rodopet Jugore janë të mundshme reshje të lehta.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova