Artikel
Filarmonia e Sofjes prezanton “Zhana d’Ark në turrë”
Kryevepra e shekullit të XX-të e Arthur Honeggerit rikthehet në skenën bullgare pas më shumë se katër dekadash
Shtunë 24 Janar 2026 06:55
Shtunë, 24 Janar 2026, 06:55
FOTO: sofiaphilharmonic.com
Madhësia e shkronjave
Më 29 janar 2026, në sallën “Bëllgaria”, Filarmonia e Sofjes do të prezantojë për herë të parë në historinë e saj “Zhana d’Ark në turrë” nga Arthur Honegger, me tekst të Paul Claudel. Krijuar në vitin 1935 dhe e përshkruar si një “mister lirik”, kjo vepër konsiderohet një kryevepër e modernizmit muzikor. Premiera e saj në vitin 1938 në Bazel ishte triumfale dhe u shoqërua me lavdërimet e kritikës për harmoninë e përsosur mes tekstit dhe muzikës. Sipas kritikëve kjo vepër krijonte një lloj të ri “veprimi misterioz skenik” në kufirin mes oratorit dhe teatrit dramatik.
FOTO: sofiaphilharmonic.com
Historia bullgare e kësaj vepre fillon në vitin 1984, kur, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar “Javët Muzikore të Sofjes”, ajo u prezantua në sallën “Bëllgaria” nga Shoqëria Këngëtare e Plovdivit, Filarmonia e Plovdivit dhe dirigjenti i saj kryesor, Dobrin Petkov. Ky ishte performanca e saj e parë dhe deri më tani e vetmja në Bullgari, e cila ka mbetur në kujtesën e publikut për madhështinë dhe emocionalitetin e interpretimit.
Pas më shumë se 40 vitesh, solistë, Kori Filarmonik Kombëtar dhe i Fëmijëve dhe Filarmonia e Sofjes rikthejnë legjendën “Zhana d’Ark në turrë” në skenën bullgare, duke e sjellë përsëri në jetë.
Vlladimir Kiraxhiev
FOTO: sofiaphilharmonic.com
Në podium do të qëndrojë dirigjenti bullgar me një karrierë të admirueshme evropiane, Vlladimir Kiraxhiev, i cili prej viti 1989 jeton dhe punon në Vjenë. Ai ka performuar me orkestrat e njohura nga Skocia, Lituania, Letonia, Hungaria, Polonia, Gjermania, Austria, Sllovakia, Kolumbia, Kina, Japonia dhe Koreja. Kiraxhiev jep mësim për dirigjimin operistik dhe leximin e partiturave në Universitetin për Arte Muzikore dhe Skenike në Vjenë.
Redaktoi: Cvetana Tonçeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova