Artikull
Parlamenti i ri do ta ratifikojë marrëveshjen me SHBA për Këshillin e Paqes
Hënë 26 Janar 2026 10:20
Hënë, 26 Janar 2026, 10:20
FOTO: BTA dhe Këshilli i Ministrave
Madhësia e shkronjave
Qeveria do t’ia lërë ratifikimin e anëtarësimit të Bullgarisë në Këshillin e Paqes në Gazë, të krijuar nga presidenti i SHBA Donald Trump, Legjislaturës së ardhshëm të 52-të të Kuvendit Popullor. Këtë e bëri të ditur ministri i jashtëm në detyrë Georg Georgiev për bTV. Ai tha se “në asnjë mënyrë nuk është shkelur procedura sipas së cilës Bullgaria merr vendime të tilla”. Me mandat të Këshillit të Ministrave, kryeministrit në detyrë i është ngarkuar të nënshkruajë aktin, sqaroi ai. Nuk kemi asnjë detyrim për angazhim financiar ndaj Këshillit të Paqes, shtoi ministri. Ai tha gjithashtu se Sofja mbështet unitetin evropian për Grenlandën. Ne mendojmë se populli i Grenlandës është ai që duhet të përcaktojë të ardhmen e vet dhe se ku i përket, tha edhe Georgiev.
“Të gjithë ata që në mënyrë të pamatur komentojnë marrëdhëniet tona me SHBA-të, dua t’u kujtoj se më 20 prill pritet rinovimi i derogimit për “Lukoil”-in. Modernizimi i ushtrisë bullgare dhe ndërtimi i blloqeve 7 dhe 8 të Centralit Bërthamor “Kozlloduj” janë të lidhura drejtpërdrejt me marrëdhëniet tona me SHBA-të”, theksoi Georgiev.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova