Artikull
U paralajmëruan 7 ditë protesta në kufij nga transportuesit e ish-Jugosllavisë
Hënë 26 Janar 2026 12:54
Hënë, 26 Janar 2026, 12:54
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Shoqatat e transportuesve në transportin ndërkombëtar rrugor nga Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut shpallën protesta në pikat kufitare me hapësirën Shengen, përfshirë edhe Bullgarinë. Aksioni pritet të nisë rreth mesditës. Protestuesit kërkojnë ndryshim të kufizimit për qëndrimin e shoferëve në BE deri në 90 ditë brenda 6 muajve. Për udhëtarët që kalojnë përmes Serbisë drejt Evropës rekomandohet të përdorin itinerarin përmes Rumanisë.
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se kalimi i mjeteve të transportit të mallrave do të kufizohet nga ora 13:00 në pikat kufitare “Deve Bair”, “Dellçevo” dhe “Novo Sello”.
“Nëse situata përshkallëzohet, ne do të përdorim të gjitha mundësitë e diplomacisë me kolegët tanë për t’i lehtësuar sa më shumë kushtet e kalimit në kufijtë perëndimorë”, deklaroi për bTV ministri i jashtëm Georg Georgiev.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova