Artikull
Kongresmen nga SHBA-ja zhvilloi takime në Këshillin e Ministrave
Hënë 26 Janar 2026 13:33
Hënë, 26 Janar 2026, 13:33
FOTO: Këshilli i Ministrave
Madhësia e shkronjave
Partneriteti strategjik mes Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara për forcimin e lidhjeve dypalëshe në fushën e mbrojtjes dhe energjetikës ishte në fokus të bisedimeve në Këshillin e Ministrave mes kryeministrit në detyrë Rosen Zheljazkov dhe kongresmenit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, Pat Fallon, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.
Partneriteti strategjik mes Bullgarisë dhe SHBA-ve është kyç për sigurinë dhe stabilitetin e vendit tonë dhe të gjithë rajonit. SHBA-të janë aleati ynë i besuar dhe partner strategjik, me të cilin ndajmë vlera, qëllime dhe përgjegjësi të përbashkëta. Këtë e deklaroi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, gjatë takimit të tij me kongresmenin amerikan republikan Pat Fallon në selinë qendrore të GERB-it. Në takim morën pjesë edhe ministrat e punëve të jashtme dhe të brendshme, Georg Georgiev dhe Daniell Mitov.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova