Artikull
Sipas Këshillit Fiskal, vendosja e euros nuk e rrit inflacionin
Hënë 26 Janar 2026 14:24
Hënë, 26 Janar 2026, 14:24
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Aplikimi i euros është një ndryshim nominal pa lidhje me rritjen e inflacionit, thuhet në një analizë të Këshillit Fiskal të Bullgarisë. Sipas institucionit, inflacioni nuk shkaktohet nga vetë ndërrimi i monedhës, por nga faktorë realë si konfliktet ushtarake me ndikim të drejtpërdrejtë mbi vendin, kostot e prodhimit, kërkesa, çmimet e energjisë dhe politika ekonomike.
Një javë para daljes së levës nga qarkullimi, çmimet dhe të ardhurat në vend janë rillogaritur sipas kursit fiks të këmbimit dhe kjo nuk ka çuar në rritje të ofertës monetare, theksojnë nga Këshilli Fiskal. Përvoja e vendeve të eurozonës tregon vetëm një efekt minimal të njëhershëm, ndërsa ndjesia për një rritje të përgjithshme të çmimeve apo të inflacionit shpesh është më tepër psikologjike sesa reale, thuhet në analizë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova