Artikull
Agjencia “Mjara”: Indeksi i tensionit shoqëror po rritet
Hënë 26 Janar 2026 15:28
Hënë, 26 Janar 2026, 15:28
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Për tremujorin e fundit të vitit 2025, indeksi i tensionit shoqëror, sipas shkallës nga 1 deri në 10, u rrit duke arritur 6,.76 në tremujorin e katërt, nga 6.09 në të tretin. Kështu, ai stabilizohet në fazën “i lartë, me rreziqe të vështira për t’u kontrolluar”, njofton Agjencia Sociologjike “Mjara”, e cila mat indeksin së bashku me Qendrën për Analizë dhe Komunikime Krize. Ngjarjet më të rëndësishme që çuan në kulmin e tensionit gjatë periudhës janë diskutimet e forcave politike rreth miratimit të buxhetit të shtetit, të cilat shkaktuan protesta të mëdha. Dorëheqja e qeverisë solli një lehtësim të tensionit, por rreziqet mbeten.
Një ndikim negativ ka rritja graduale e inflacionit. Sipas të dhënave të organizatave ndërkombëtare, për nga korrupsioni Bullgaria renditet në fund të listave për të gjithë BE-në. Përpjekjet e qeverisë për rishpërndarje të fondeve shërbejnë si një tregues shtesë i tensionit në rritje. Nuk ka një dinamikë të dukshme në krimet e përgjithshme për frymë, por kjo mund të lidhet edhe me refuzimin e qytetarëve për të bërë denoncime, veçanërisht në një atmosferë të lartë mosbesimi ndaj organeve të rendit, komentojnë sociologët.
Në pritshmëritë e bullgarëve për mirëqenien publike dhe personale, dukshëm po grumbullohen frikë dhe pasiguri – ndoshta edhe për shkak të kalimit nga leva te euroja.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova