SPORT

Artikull

Canko Cankov me tre medalje nga Kupa Botërore në notin dimëror në Gdynia

Hënë, 26 Janar 2026, 16:05

Canko Cankov

Canko Cankov

FOTO: Facebook/Tsanko Tsankov

Madhësia e shkronjave

Canko Cankov fitoi medalje në të tre disiplinat në Kupën Botërore të notit dimëror në Gdynia (Poloni). Notuesi triumfoi së pari në garën 1000 metra në ujërat e ngrira (temperatura -0.3°) me kohën 12:56,92 minuta. Në ditën më të ftohtë në Poloni gjatë 15 viteve të fundit me temperaturë të ajrit -12°, kampioni fitoi edhe garën 450 metra me kohën 5:30.66 minuta, ndërsa në distancën 200 metra u rendit i dyti, duke fituar medaljen e argjendtë me kohën 2:22.03 minuta. Në këtë distancë, bullgari hasi vështirësi, pasi litarët sinjalizues, që ndodhen disa metra nën trupin e tij, u shkëputën për shkak të akullit, duke i bërë disa herë të humbte orientimin. Kështu, Cankov shtoi edhe dy medalje në triumfin e tij të 1000 metrave nga gara e së shtunës.

“Arrita të përfundoj notin më të vështirë në jetën time. Jam shumë i lumtur që arrita të mposht konkurrencën në 1000 metra në Kupën Botërore të notit dimëror në ujërat e ngrira të Detit Baltik”, shkroi Cankov në rrjetet sociale.

Në kampionat, të organizuar nga IWSA, morën pjesë 273 notues nga 19 vende.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova