Artikull
Presidentja Ilijana Jotova nis konsultimet për qeverinë teknike
Hënë 26 Janar 2026 17:03
Hënë, 26 Janar 2026, 17:03
Ilijana Jotova
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të martën, më 27 janar, presidentja Ilijana Jotova nis takimet sipas procedurës për emërimin e një kryeministri të përkohshëm nga rrethi i personave të parashikuar në ligjin themelor, njoftoi Presidenca. Takimi i parë i presidentes do të jetë me kryetaren e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, Raja Nazarjan.
Sipas ndryshimeve të fundit në Kushtetutë, presidentja mund të zgjedhë për kryeministër të përkohshëm një nga personat e mëposhtëm: kryetarin e Parlamentit, guvernatorin ose zëvendës-guvernatorin e Bankës Kombëtare Bullgare, kryetarin ose zëvendëskryetarin e Dhomës së Auditimit, ose Avokatin e Popullit ose zëvendësin e tij.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova