LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 27 janarin 2026

Moti do të jetë i vranët dhe reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin

Hënë, 26 Janar 2026, 19:05

Parashikimi i motit për 27 janarin 2026

FOTO: Ani Petrova, BNR

Madhësia e shkronjave

Të martën, temperaturat minimale do të luhaten nga -2 deri në 1°C në verilindje të Bullgarisë. Në rajonet juglindore, temperaturat minimale do të jenë rreth 8–10°C. Në Sofje, temperatura minimale do të jetë rreth 2°C. Gjatë ditës së martës, kushtet meteorologjike do të mbeten të komplikuara. Natën duke u gdhirë e enjtja, reshjet do të jenë pothuajse në të gjithë vendin, ndërsa në rajonet më jugore do të jenë të konsiderueshme. Në zonat malore të Bullgarisë Perëndimore do të bjerë borë dhe do të formohet një shtresë e hollë dëbore. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga jug-juglindja, vetëm në rajonet perëndimore të vendit era do të jetë nga perëndimi-veriperëndimi, kryesisht mesatare. Temperaturat maksimale gjatë ditës do të jenë nga 3 deri në 8°C, pak më të larta në juglindje, ndërsa në kryeqytet rreth 4°C.

Në bregdetin e Detit të Zi do të jetë me re dhe reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë 9–13°C. Uji i detit do të jetë nga 5°C në veri deri në 8°C në jug, me dallgëzim rreth 2–3 ballë.

Në male do të jetë me re, me erë dhe reshje bore, ndërsa poshtë rreth 1200 metra reshjet do të jenë shiu. Sasi të konsiderueshme reshjesh priten në pjesën perëndimore të malit Stara Pllanina dhe në masivet e Bullgarisë Jugperëndimore, ndërsa në kalimet malore atje do të ketë kushte për stuhi bore dhe erëra të forta. Do të fryjë erë e fortë dhe e stuhishme nga jug-jugperëndimi, por deri në mbrëmje do të dobësohet dhe do të kthehet nga perëndimi-veriperëndimi, duke sjellë ajër të ftohtë. Temperatura maksimale në 1200 m mbi nivelin e detit do të arrijë rreth 3°C, ndërsa në 2000 m rreth -2°C.

Të mërkurën para mesditës do të ketë vranësira të shpërndara, në shumë zona deri të kthjellëta. Pasdite, nga perëndimi, vranësirat do të shtohen shpejt dhe në mbrëmje në rajonet perëndimore do të fillojë shiu. Në mëngjes do të jetë më ftohtë, me temperatura minimale rreth 0°C, ndërsa gjatë ditës era do të fryjë përsëri nga jug-jugperëndimi dhe temperaturat ditore do të rriten.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova