LAJME

Artikull

Paqëndrueshmëria e brendshme lëkund perceptimet për BE-në dhe NATO-n

Martë, 27 Janar 2026, 12:16

Paqëndrueshmëria e brendshme lëkund perceptimet për BE-në dhe NATO-n

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Bullgaria mbetet një anëtare kyçe e sistemit institucional perëndimor, e vendosur në krahun juglindor të NATO-s, që luan rolin e portës së aleancës drejt Detit të Zi, shkruan organizata GLOBSEC në një raport të saj. Sipas analizës, megjithëse orientimi formal i Bullgarisë drejt BE-së dhe NATO-s është i qartë, qëndrimet e opinionit publik vazhdojnë të zbulojnë luhatje të thella. Të dhënat nga GLOBSEC Trends 2025 tregojnë se bullgarët mbeten të ndarë në pikëpamjet e tyre gjeopolitike dhe në masë të madhe të zhgënjyer nga qeverisja. “Pavarësisht një stabilizimi të caktuar politik pas formimit të një qeverie teknokrate në fund të vitit 2024, besimi në institucionet dhe kënaqësia me demokracinë mbeten ndër më të ulëtat në Evropën Qendrore dhe Lindore”, thuhet në dokument. Kjo pasqyron vite me zgjedhje të shumta të parakohshme dhe koalicione të brishta, të cilat kanë shtuar lodhjen shoqërore. Ky pakënaqësi reflektohet edhe në perceptimet për BE-në dhe NATO-n, të cilat shumëkush i sheh si të largëta ose të pandjeshme ndaj problemeve të brendshme — një narrativë që shpesh përforcohet dhe shfrytëzohet, thuhet në raport.

GLOBSEC është një institut global studimor me seli në Bratislavë, që punon për forcimin e sigurisë, prosperitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Evropë dhe në botë.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

 

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova