LAJME

Artikull

PP nuk sheh mundësi për qeverisje së bashku me GERB ose me Rumen Radev

Martë, 27 Janar 2026, 17:26

PP nuk sheh mundësi për qeverisje së bashku me GERB ose me Rumen Radev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Një mundësi për qeverisje me pjesëmarrjen e GERB dhe Rumen Radev nuk është në axhendë, deklaroi kryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP), Asen Vasilev, para gazetarëve. “Koalicioni ynë është i bashkuar dhe ajo që për ne ka qenë gjithmonë e rëndësishme është drejtimi në të cilin do të shkojë vendi. Nëse Rumen Radev dëshiron, mund të na mbështesë”, theksoi Vasilev. Ai shtoi se do të ketë bisedime me koalicionin “Bullgaria Demokratike”, dhe brenda 2-3 javësh do të merren vendime për listat e kandidatëve. Sipas tij, po zhvillohen gjithashtu bisedime me përfaqësues të protestave dhe organizatave rinore për përfshirje në listat e kandidatëve. Pritshmëritë janë që koalicioni të dalë me “lista të forta”. Vasilev hodhi poshtë pretendimet për një pastrim të brendshëm partiak për shkak të mosparaqitjes në votimin e ardhshëm të Kirill Petkovit dhe Lena Borislavovas, duke sqaruar se këto janë vendime të tyre personale.


Redaktoi: Miglena Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova