SPORT

Artikull

Simeon Nikollov u zgjodh si ndarësi nr. 1 i gjysmës së sezonit në Rusi

Martë, 27 Janar 2026, 18:01

Simeon Nikollov

Simeon Nikollov

FOTO: lokovolley.com

Madhësia e shkronjave

Tifozët e volejbollit zgjodhën lojtarët më të mirë për secilën pozicion për gjysmën e parë të sezonit të Superligës së meshkujve në Rusi. Simeon Nikollov, 19-vjeç, nënkampion botëror me Bullgarinë dhe ndarës i ekipit “Llokomotiv” (Novosibirsk), u zgjodh me përkrahje të qartë si nr. 1 në pozicionin e ndarësit, duke marrë 55% të votave. Në vendin e dytë renditet ish-ndarësi i skuadrës bullgare “Montana”, tani tek “Zenit” (Kazan), Konstantin Abaev, me 23% të votave.

Fillimisht, ekspertët e Superligës Ruse, përfshirë kampionin olimpik të Londrës 2012, Aleksandër Vollkov, zgjedhën kandidatët për çdo pozicion. Nga 21 deri më 25 janar, tifozët votuan në kanalin e Superligës në Telegram, ndërsa nga 26 deri më 29 janar, trajnerët e Superligës do të japin mendimin e tyre përfundimtar mbi lojtarët që do të përfshihen në Ekipin Simbolik, duke u udhëhequr edhe nga votat e adhuruesve të volejbollit, raporton Sportal.bg.


Redaktoi: Miglena Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova