LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 28 janarin 2025

Do të ngrohet ndjeshëm, reshjet do të ndalen

Martë, 27 Janar 2026, 19:05

Parashikimi i motit për 28 janarin 2025

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga minus 3 deri në 2°C, ndërsa në Sofje deri në minus 2°C. Para mesditës do të ketë edhe orë me diell. Në mëngjes, në disa vende në pellgje dhe fusha do të ketë mjegull ose dukshmëri të ulët. Pasdite, nga perëndimi do të fillojë një shtim i shpejtë i vranësirave dhe gjatë natës duke u gdhirë e enjtja, nga jugperëndimi, do të fillojnë sërish reshjet e shiut.

Era do të jetë e dobët, ndërsa në Bullgarinë Lindore dhe në veri të maleve – e moderuar nga jugu–jugperëndimi, duke sjellë rritje të temperaturave ditore. Temperaturat maksimale gjatë ditës do të jenë nga 9 deri në 14°C, në kryeqytet rreth 9°C.

Në bregdetin e Detit të Zi do të ketë vranësira të shpërndara. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë ndërmjet 9 dhe 14°C. Temperatura e ujit të detit është nga 5°C në veri deri në 9°C në jug. Deti do të jetë me dallgëzim rreth 3–4 ballë.

Në male, para mesditës do të mbizotërojë mot i vranët, por pasdite nga perëndimi vranësirat do të shtohen dhe gjatë natës duke u gdhirë e enjtja, nga jugperëndimi, do të fillojnë sërish reshje shiu, ndërsa mbi 1500 m – reshje bore. Do të fryjë erë e fortë dhe me hove nga perëndimi–jugperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë rreth 7°C, ndërsa në 2000 m minus 1°C.

Të enjten moti do të jetë kryesisht i vranët; në zonat fushore të vendit do të ketë reshje shiu, ndërsa në male – reshje bore. Probabilitet i shtuar për sasi të konsiderueshme reshjesh ka në disa zona të Bullgarisë Jugore. Temperaturat minimale do të jenë nga rreth 0°C në rajonet skajore veriperëndimore deri në 8–10°C në zonat skajore juglindore. Temperaturat ditore do të lëvizin nga 5–6°C në Bullgarinë Perëndimore deri në 12–14°C përgjatë pjesës veriore kodrinore dhe të ulët të malit Stara Planina, si edhe në Bullgarinë Lindore, ku era jugore do të jetë e moderuar.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova