Artikull
Mërkurë 28 Janar 2026 05:55
Mërkurë, 28 Janar 2026, 05:55
Mitko Shterev
FOTO: Arkiv Personal
Madhësia e shkronjave
Mitko Shterev lindi më 28 janar 1946 në qytetin Jamboll. Arsimin muzikor e kreu në Plovdiv– fillimisht në shkollën muzikore, e më pas në Akademinë e Arteve Muzikore dhe të Vallëzimit. Qysh nga mesi i viteve 60-të të shekullit të XX-të, ai punoi me disa nga yjet më të mëdhenj të muzikës bullgare, si Emill Dimitrov, Lili Ivanova dhe të tjerë.
Përveç veprimtarisë së tij si kompozitor, ai gëzon vlerësim të lartë edhe si aranzhues dhe pianist. Me një krijimtari të pasur që përfshin dhjetëra këngë të bukura për këngëtarët më të njohur bullgarë, si dhe muzikë filmike, Mitko Shterev ka hyrë në histori edhe si krijues dhe autor kryesor i këngëve të grupit legjendar të rockut Diana Express, të cilin e themeloi në vitin 1974.
Ndër hitet e përjetshme të grupit është edhe kënga “Shpirti”, me tekst të poetit Kalin Donkov dhe muzikë dhe aranzhim nga vetë Mitko Shterev. Kjo këngë është përfshirë në albumin “Diana Express III” të vitit 1980.
Redaktoi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova