Mërkurë 28 Janar 2026 11:36
Mërkurë, 28 Janar 2026, 11:36
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Sofja do të ketë nga vera 3 kilometra linjë të re metroje dhe 3 stacione të reja, njoftoi Bashkia e Kryeqytetit. Pritet që traseja të vihet në funksion deri më 1 gusht, sqarojnë nga bashkia. Segmenti është i përfunduar 93%, shinat janë të vendosur, po kryhen punime përfundimtare dhe do të realizohen testime.Stacionet e reja do të sigurojnë një lidhje të shpejtë dhe të përshtatshme për mbi 45 000 pasagjerë mes lagjeve “Haxhi Dimitër”, “Suhata Reka” dhe lagjes më të largët “Levski G”. Kështu do të krijohet një lidhje radiale e plotë nga harku verilindor deri në harkun jugperëndimor të unazës rrugore të kryeqytetit.
Në 28 vite që nga nisja e trenit të parë, hekurudha nëntokësore e Sofjes disponon 52 km linja dhe 47 stacione metroje, të cilat shërbejnë çdo ditë rreth 470 000 pasagjerë.
Vazhdon gjithashtu ndërtimi i 10 stacioneve të reja të metrosë, të cilat pritet të vihen në funksion deri në vitin 2027. Metroja mbetet një prioritet kyç për Sofjen si një mjet transporti urban i qëndrueshëm, i shpejtë dhe ekologjik, theksojnë nga bashkia.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova