Artikull
“Bulgartransgaz” merr pjesë në krijimin e një korridori mes Evropës dhe Azisë
Mërkurë 28 Janar 2026 12:28
Mërkurë, 28 Janar 2026, 12:28
Vlladimir Malinov
FOTO: BNR
Madhësia e shkronjave
Po prezantojmë projektin “Kardesa” për një sistem të ri nënujor telekomunikacioni të gjeneratës së fundit përmes Detit të Zi, i cili do të lidhë Bullgarinë me Gjeorgjinë, me degëzime drejt Turqisë dhe një degëzim të ardhshëm drejt Ukrainës. Me këtë projekt, Bullgaria shndërrohet në një pikë strategjike hyrëse të një korridori të ri digjital mes Evropës dhe Azisë, deklaroi drejtori ekzekutiv i “Bulgartransgaz”, Vlladimir Malinov. Nisma madhore për lidhje digjitale, e njohur si “korridori i mesëm”, është pjesë e Rrugës Digjitale të Mëndafshit, e cila kalon përmes Kaukazit, Detit Kaspik dhe Azisë Qendrore.
“Për “Bulgartransgaz” është një vlerësim i rëndësishëm fakti që kompani të fuqishme ndërkombëtare të nivelit të Vodafone, Deutsche Telekom dhe NEQSOL Holding na njohën si partner për këtë projekt strategjik”, theksoi Malinov gjatë nënshkrimit në Sofje të Memorandumit për ndërtimin e trasesë. Projekti, me vlerë 100 milionë euro, do të ndërtohet nga “NOVATEL – BULGARTRANSGAZ”, APOLLO SUBMARINE CABLE SYSTEM LIMITED dhe PrJSC “VF Ukraine”. Investitorë janë Vodafone dhe NEQSOL Holding, raporton BGNES.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova