Artikull
Parashikimi i motit për 29 janarin 2026
Kod i verdhë dhe portokalli për reshje në 11 qarqe të Bullgarisë Qendrore dhe Jugore
Mërkurë 28 Janar 2026 19:35
Mërkurë, 28 Janar 2026, 19:35
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Të enjten, temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°C, ndërsa në zonat juglindore deri në 7–8°C; në Sofje rreth 2°C. Moti në vend do të ndikohet nga një ciklon mesdhetar. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa zona fushore do të ketë mjegull. Pas një dobësimi të përkohshëm dhe ndalimi të reshjeve, ato do të riaktivizohen sërish nga jugu që para mesditës dhe deri në mbrëmje do të përfshijnë pothuajse të gjithë vendin. Sasi të konsiderueshme reshjesh priten në Bullgarinë Jugore. Në Bullgarinë Veriperëndimore reshjet do të jenë pothuajse të papërfillshme. Era do të dobësohet dhe për një kohë të shkurtër do të fryjë nga jugu–juglindja, ndërsa pasdite do të kthehet nga veriu–verilindja dhe në mbrëmje në Bullgarinë Verilindore do të forcohet. Temperaturat maksimale gjatë ditës do të jenë nga 7 deri në 12°C, pak më të larta në Bullgarinë Lindore; në kryeqytet rreth 7°C.
Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë i vranët me reshje shiu. Temperaturat maksimale të ajrit do të lëvizin nga 10 deri në 14°C. Temperatura e ujit të detit është nga 6°C në veri deri në 8°C në jug. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2–3 ballë.
Në zonat malore moti do të jetë kryesisht i vranët; në masivet e Bullgarisë Jugore priten reshje bore, ndërsa nën 1600 metra lartësi reshje shiu. Në shumë rajone reshjet do të jenë të konsiderueshme në sasi. Pasdite reshje do të ketë edhe në Malin Stara Pllanina. Para mesditës era do të jetë e fortë nga jugperëndimi, pasdite do të dobësohet dhe për një kohë të shkurtër do të fryjë nga juglindja, ndërsa në mbrëmje nga verilindja. Temperatura maksimale në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë rreth 5°C, ndërsa në 2000 metra minus 1°C.
Të premten era do të kthehet nga veriu–verilindja dhe me të do të depërtojë ajër i ftohtë. Temperaturat do të ulen. Në Bullgarinë Veriore shiu do të shndërrohet në borë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova