Artikull
Parlamenti i dha fund Komisionit për Kundërvajtjen e Korrupsionit
Mërkurë 28 Janar 2026 13:00
Mërkurë, 28 Janar 2026, 13:00
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Në leximin e dytë dhe përfundimtar, me ndryshime në Ligjin për Auditimin Shtetëror, Kuvendi Popullor i Bullgarisë e mbylli Komisionin për Kundërvajtjen e Korrupsionit. Ligji për kundërvajtjen e korrupsionit dhe e ashtuquajtura komisioni antikorrupsion u miratua nga Kuvendi më 21 shtator 2023. Gjatë vitit 2025, pothuajse të gjitha partitë në parlament kërkuan mbylljen e këtij komisioni.
Arkiva e komisionit do të transferohet te Agjencia Shtetërore për Sigurinë Kombëtare. Kompetencat për zbardhjen dhe hetimin e korrupsionit do t’i marrë Drejtoria Kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Shërbimi Kombëtar i Hetimit. Parandalimi dhe deklaratat për konflikt interesi lidhur me pasuritë do të kalojnë te Auditimi Shtetëror.
Projektligji u paraqit nga GERB dhe u mbështet nga disa deputetë të “DPS – Fillimi i Ri”, BPS dhe “Ka një popull të tillë”.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova