Artikull
Qeveria miratoi marrëveshje për pika të reja kufitare me Serbinë dhe Turqinë
Mërkurë 28 Janar 2026 16:06
Mërkurë, 28 Janar 2026, 16:06
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Këshilli i Ministrave miratoi projektin e një Marrëveshjeje midis qeverive të Bullgarisë dhe Serbisë për hapjen e pikës së përbashkët të kontrollit kufitar Kallotina 2 (Republika e Bullgarisë) dhe Gradina 2 (Republika e Serbisë) si bazë për zhvillimin e negociatave. Pika e re e përbashkët kufitare në kufirin bullgaro-serb do të vendoset pranë pikës ekzistuese Kallotina–Gradina dhe do të jetë e destinuar për kalimin e personave dhe automjeteve të lehta, me angazhim sezonal dhe orar të caktuar pune.
Po sot, 21 janar, qeveria në dorëheqje miratoi edhe projektin e një Marrëveshjeje midis qeverive të Bullgarisë dhe Turqisë për zgjidhjen e çështjeve që lidhen me kalimet kufitare midis dy shteteve dhe hapjen e një kalimi të ri kufitar “Kapitan Andreevo–Kapıkule–Veri”. Pika e re parashikohet të vendoset në zonën e fshatit Kapitan Andreevo, komuna Svilengrad, në territorin e Bullgarisë, dhe të fshatit Kapıkule, vilajeti Edrene, në territorin e Turqisë, në veri të kalimit ekzistues kufitar.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva