Artikull
Hapim Institutin për Kriptoekonomi, Blockchain dhe Inovacione
Mërkurë 28 Janar 2026 17:14
Mërkurë, 28 Janar 2026, 17:14
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Në hap me tendencat e reja,
në Bullgari do të themelohet Instituti për Kriptoekonomi, Blockchain dhe
Inovacione pranë Universitetit të Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore. Këtë e
vendosi sot, 28 janar, qeveria në dorëheqje gjatë mbledhjes së saj. Propozimi
për strukturën e re vjen nga rektori i universitetit pas vendimit të Këshillit
Akademik.
Hapja e institutit të ri
është e diktuar nga depërtimi i teknologjive blockchain në ekonominë botërore,
të cilat po ndryshojnë në mënyrë radikale mënyrën se si ndërveprojnë agjentët
ekonomikë.
Parashikohet që Instituti
të kryejë kërkime shkencore dhe të publikojë rezultatet e marra në botime
shkencore të njohura me vlerësim ndërkombëtar, si dhe të organizojë dhe të
marrë pjesë në forume shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe aktivitete të
tjera akademike.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva