LAJME

Artikull

Nën-guvernatori i BNB shprehu gatishmëri të jetë kryeministër i përkohshëm

Mërkurë, 28 Janar 2026, 18:11

Andrej Gjurov

Andrej Gjurov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Vazhdojnë takimet e presidentes Ilijana Jotova me personat që, sipas Kushtetutës, mund të zënë postin e “kryeministrit të përkohshëm”. Sot, 28 janar, ajo u takua njëri pas tjetrit me guvernatorin e Bankës Kombëtare Bullgare /BNB/, Dimitër Radev, dhe nën-guvernatorët Petër Çobanov, Radosllav Milenkov dhe Andrej Gjurov. 

Guvernatori i BNB-së, Dimitër Radev, dhe nën-guvernatorët Petër Çobanov dhe Radosllav Milenkov deklaruan refuzimin e tyre për të marrë postin e “kryeministrit të përkohshëm”. 

I fundit që u takua me presidenten sot ishte Andrej Gjurov. “I ndava me znj. presidente se jam i gatshëm të marr përgjegjësinë për kryeministër të përkohshëm, nëse kjo ndodh mbi parime të qarta dhe pa kushte të fshehta. Kjo do të thotë se Bullgaria është Evropa, dhe atje mbahen zgjedhje të ndershme”, deklaroi ai. 

FOTO: BTA

Më 27 janar, Jotova u takua me kryetaren e parlamentit, Raja Nazarjan, e cila refuzoi të marrë postin. 

Më 29 janar, presidentja do të presë Avokaten e Popullit të Bullgarisë, Velisllava Dellçeva, dhe zëvendës-avokaten Maria Filipova; më 30 janar – kryetarin e Gjykatës së Auditorëve, Dimitër Gllavçev, dhe zëvendëset e tij, Margarita Nikollova dhe Sillvija Këdreva. 

Në total, personat që mund të zënë postin janë dhjetë.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva