Artikull
Bullgaria nënshkroi një deklaratë për sovranitetin e Grenlandës dhe Danimarkës
Mërkurë 28 Janar 2026 18:50
Mërkurë, 28 Janar 2026, 18:50
FOTO: AP/BTA
Madhësia e shkronjave
Shtetet dhe grupet politike
në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës shprehën mbështetje të
fuqishme për një deklaratë që thekson se “Grenlanda i përket vetëm popullit
grenlandez dhe çdo vendim që lidhet me Grenlandën dhe Mbretërinë e Danimarkës
mund të merret vetëm prej tyre”. Ndër nënshkruesit e dokumentit është edhe
kryetarja e delegacionit bullgar në APKE, Denica Saçeva, njofton BGNES.
Mbështetja e gjerë për deklaratën do të thotë se çështja do të diskutohet më 29 janar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, me synimin për të miratuar një rezolutë të përbashkët në mbështetje të Grenlandës dhe Danimarkës.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva