Enjte 29 Janar 2026 06:10
Enjte, 29 Janar 2026, 06:10
FOTO: BTA-arkiv
Madhësia e shkronjave
Universiteti Shtetëror i Burgasit “Prof. Dr. Asen Zllatarov” do të ndërtojë këtë vit një Qendër të Gjenomit – laborator të bioinformatikës. Ajo do të vendoset në Qendrën e Ekselencës “UNITe” dhe do të jetë e para e këtij lloji në rajon, njoftoi universiteti.
Në laboratorin e ri do të analizohen të dhëna të lidhura me funksionimin e gjenomit, gjë që ka zbatim të drejtpërdrejtë në mjekësi, bioteknologji dhe sigurinë ushqimore. Aktivitetet kryesore do të fokusohen në përpunimin dhe analizën e informacionit gjenetik, modelimin e proceseve biologjike dhe studimin e ADN‑së dhe ARN‑së. Një pjesë e zhvillimeve do të lidhen me analiza gjenetike për qëllime mjekësore dhe kontroll të sëmundjeve dhe patogjenëve.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva