LAJME

Artikull

Fillon ndërtimi i një impianti me teknologji të lartë pranë Plovdivit

Enjte, 29 Janar 2026, 09:31

Fillon ndërtimi i një impianti me teknologji të lartë pranë Plovdivit

FOTO: Ministria e Inovacionit dhe Rritjes

Madhësia e shkronjave

Ndërtimi i një impianti me teknologji të lartë për prodhimin e kartonit të valëzuar dhe produkteve të tjera të paketimit fillon në zonën ekonomike Trakia pranë Plovdivit, njoftoi Ministria e Inovacionit dhe Rritjes. Me ndihmën e investimit të kompanisë "Tri-Wall" me vlerë mbi 30 milionë euro, do të krijohen 150 vende pune. 

Fabrika do të ketë një depo për lëndë të para dhe produkte të gatshme, si dhe një punishte për prodhimin e produkteve të paketimit të letrës. Projekti i investimit është plotësisht në përputhje me parimet kryesore evropiane dhe ndërkombëtare për prodhimin e gjelbër. 

"Përpjekjet duhet të dyfishohen, madje të trefishohen. Ne duhet të synojmë edhe më lart. Përveç industrive tradicionale në fushën e inxhinierisë mekanike, duhet të mendojmë gjithnjë e më shumë për automatizimin dhe mekatronikën. Duhet të jemi madje edhe më ambicioz. Në axhendë është kozmosi", tha Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Inovacionit dhe Rritjes Tomisllav Donçev në ceremoninë e hapjes së punimeve. 

 

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva