LAJME

Artikull

Numri i studentëve të huaj në vendin tonë është në rritje

Enjte, 29 Janar 2026, 12:10

Numri i studentëve të huaj në vendin tonë është në rritje

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Numri i studentëve të huaj në vendin tonë vazhdon të rritet, sipas të dhënave nga projekti Harta Kombëtare e Arsimit të Lartë për vitin 2025, të cilat i citon botimi "Sega". Kështu, vitin e kaluar akademik, 16 532 të huaj kanë studiuar në vendin tonë, ose 8.67% e të gjithë studentëve. Në të njëjtën kohë, rreth 20 mijë bullgarë kanë studiuar jashtë vendit. 

Studentët e huaj vijnë në Bullgari nga mbi 120 vende, por pothuajse 90% e tyre janë nga Evropa dhe rreth gjysma janë shtetas të Greqisë, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë. 

Gati 60% e të gjithë studentëve të huaj në vend studiojnë vetëm në dy fusha - mjekësi dhe stomatologji. Mbi 10% është pjesa e tyre në fushat e turizmit, transportit, artit të muzikës dhe vallëzimit dhe teorisë dhe menaxhimit të arsimit, raporton BGNES.

 

 

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva