Artikull
Parashikimi i motit për 30 janarin
Pritet mot i ftohtë me shira
Enjte 29 Janar 2026 19:40
Enjte, 29 Janar 2026, 19:40
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Gjatë
24 orëve të ardhshme, do të mbizotërojë mot me vranësira dhe
shira - të konsiderueshëm në disa vende në gjysmën juglindore të vendit. Nuk do
të bjerë shi në rajonet veriperëndimore. Do të fryjë një ajër i ftohtë me një
erë të moderuar deri të fortë dhe të fryrë veri-veriperëndimore në Bullgarinë
Lindore. Temperaturat do të ulen dhe deri në mbrëmje në disa vende në Dobruxha
dhe Lludogorie shiu do të përzihet me borë. Temperaturat minimale do të jenë
kryesisht midis 1° dhe 6°, dhe maksimalet në shumicën e vendeve midis 4° dhe
9°. Për Sofjen, temperatura minimale pritet të jetë rreth 1°, dhe maksimalja do
të jetë 4°.
Në
male, moti
do të jetë me vranësira me reshje bore, të cilat do të ndalen pas mesditës nga
perëndimi. Një erë e dobët, mesatare deri e fortë do të fryjë nga veriperëndimi
në pjesën lindore të malit Stara Pllanina, ndërsa në majat e larta në masivet e
Bullgarisë Jugperëndimore do të orientohet nga veri-verilindja. Temperatura
maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë rreth 2°, në 2000 metra – rreth minus
3°.
Përgjatë
bregdetit të Detit të Zi moti do të jetë me vranësira dhe shira, në
disa vende të konsiderueshme në sasi. Ato do të ndalen në mbrëmje, më së voni
përgjatë bregdetit verior. Do të fryjë erë e moderuar dhe e fortë
veriperëndimore. Temperaturat maksimale do të jenë 9°-10°, temperatura e ujit të
detit është 6°-8°. Dallgëzim i detit do të jetë 2-3 ballë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva