Artikull
799 euro janë të nevojshme për mirëmbajtjen e një të punësuari
Premte 30 Janar 2026 05:25
Premte, 30 Janar 2026, 05:25
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të ardhurat mujore të nevojshme për mbajtjen e një të punësuari janë 1562 leva (799 euro), tregojnë të dhënat e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari – (KNSB) për tremujorin e katërt të vitit të kaluar. Një familje me tre anëtarë – dy të rritur dhe një fëmijë deri në 14 vjeç – ka nevojë për 2812 leva (1438 euro).
Të ardhurat e nevojshme për mirëmbajtje rriten me 1% në bazë tremujore dhe me 6% në bazë vjetore, njoftoi presidenti i KNSB-së, Pllamen Dimitrov.
Rreth 60% e të punësuarve në vend, ose mbi 1.5 milionë persona, kanë të ardhura të sigurueshme nën pagën e nevojshme për mirëmbajtje, por tendenca është që përqindja e tyre të ulet, sipas zv.drejtoreshës së Institutit, Violeta Ivanova.
“256 mijë janë ata që punojnë me kohë të plotë dhe sigurohen mbi pagën minimale, ose rreth 49% e të gjithë qytetarëve që sigurohen mbi pagën minimale. Ende mbetet enigmë dhe ndoshta është e nevojshme një studim shtesë për të përcaktuar se çfarë pjese e tyre realisht punon me kohë të plotë dhe sa me kohë të pjesshme”, deklaroi Violeta Ivanova.
Çmimet e ushqimeve në vendin tonë mbeten ndër më të lartat në Bashkimin Evropian, ndërsa vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagave, thanë nga KNSB. Sindikata kërkon rritje minimale prej 10% të pagave në sektorin privat dhe miratim të shpejtë të një buxheti të rregullt, në të cilin të garantohet rritje prej 10% të shpenzimeve për personelin.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva