Artikull
Ndryshime lehtësojnë zhvillimin e burimeve të rinovueshme të energjisë
Enjte 29 Janar 2026 16:51
Enjte, 29 Janar 2026, 16:51
FOTO: BNR, arkiv
Madhësia e shkronjave
Këshilli Kombëtar për Rregullimin e Energjetikës (KEVR) miratoi në mënyrë përfundimtare ndryshimet në Rregulloren për tregtinë me energji elektrike. Ato janë pjesë e angazhimeve të Bullgarisë sipas Planit të Rikuperimit dhe synojnë të përfundojnë procedurën e nisur kundër vendit për mos-transpozimin e Direktivës Evropiane për promovimin e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme.
Ndryshimet krijojnë parakushtet ligjore për zhvillimin e shpejtë të komuniteteve energjetike qytetare dhe komuniteteve të energjisë së rinovueshme në territorin e vendit, dhe nxisin klientët përfundimtarë dhe të tjerë të ndërtojnë kapacitete prodhuese për përdorim të tyre vetjak. Në këtë mënyrë, ulet kostoja teknologjike për operatorët e rrjeteve të shpërndarjes së energjisë elektrike, e lidhur me transportin e energjisë, si dhe sigurohen shpenzime më të parashikueshme për energji dhe çmime më të ulëta për shërbimet rrjetore.
Redaktoi: Miglena Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova