Artikull
Enjte 29 Janar 2026 18:54
Enjte, 29 Janar 2026, 18:54
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Sot, më 29 janar, në Pleven u zhvillua një ceremoni solemne për përcjelljen e një formacioni ushtarak të Forcave të Armatosura të Republikës së Bullgarisë për pjesëmarrje në batalionin shumëkombësh të Komandës Rajonale “Perëndim”, pjesë e Forcave Stabilizuese të NATO-s në Kosovë. Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të udhëheqjes politike dhe ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe përfaqësues të pushtetit vendor dhe atij shtetëror.
“Pjesëmarrja në operacionin e Forcave Stabilizuese të NATO-s në Kosovë është një detyrë me përgjegjësi të lartë dhe me rëndësi për paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo është një detyrë që mbështet drejtpërdrejt interesat tona, si dhe paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, tha në fjalinë e tij përshëndetëse zëvendësministri i mbrojtjes, Radostin Iliev.
FOTO: Ministria e Mbrojtjes
“Në KFOR marrin pjesë 33 shtete, ndërsa Bullgaria është ndër 10 vendet e para për nga kontributi në mision, si me personel ashtu edhe me detyrat e kryera. Çdo kontingjent gjatë 26 viteve të fundit ka rritur autoritetin e vendit tonë. Ne, ushtarakët bullgarë, e dëshmojmë profesionalizmin tonë duke respektuar rreptësishtë rregullat për përdorimin e forcës dhe procedurat standarde operative. Punojmë për rritjen e ndërveprueshmërisë operative me aleatët, me të cilët jemi krah për krah në këtë mision”, theksoi zëvendësshefi i mbrojtjes, gjeneral-toger Krasimir Kënev.
Redaktoi: Miglena Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova